Lady Gaga thyen rekordin në iTunes

Nga Express më 19 shkurt 2011 në ora 17:43
Kënga më e re e Lady Gaga “Born This Way” ka shënuar sukses të madh në shitoret e “iTunes” në botë, pasi për të pestën ditë është në vendin e parë si kënga më e kërkuar.
Kompania “Apple” ka njoftuar se kënga e këngëtares 24-vjeçare është në vendin e parë në shitoret e “iTunes” në 23 vende, si dhe është kënga që e ka kaluar më së shpejti numrin e një milion kopjeve të shitura në historinë e iTunes.
“Born This Way” është titulli edhe i albumi të ri të Lady Gaga, i cili në shitje do të dalë në muajin maj.
Kënga e këtij albumi edhe më herët gjatë kësaj jave ka arritur në vendin e parë në listën e këngëve më të shitura të Bilboard-it në SHBA.