E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sharon Stone dhe presioni i Hollivudit

110Sharon Stone ka rrëfyer se pothuajse i ishte mbushur mëndja për të bërë operacion plastik,para se të bindej që nuk kishte pse ta bënte diçka të tillë.
Protagonistja e Basic Instinct është një nga të paktat aktore hollivudiane që nuk ka bërë asnjë ndërhyrje për të ruajtur rininë dhe është shprehur se ndihet seksi edhe pse në moshën 55-vjeçare.

Ajo tha për revistën New You: Nuk i numëroj dot doktorët që janë munduar të më bindin për operacion plastik, madje njëri prej tyre ma mbushi mendjen, por kur u ktheva në shtëpi dhe pashë disa foto të miat, i thashë vetes se nuk kisha nevojë për operacion plastik.

Sharon bëri të qartë se nuk ka asgjë kundër personave që bëjnë operacione plastike: Mendoj se nëse ke diçka për të rregulluar, duhet ta rregullosh. Nuk ka asgjë të keqe këtu. E keqja është të shkatërrosh fytyrën. P.K

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›