Kavajë, arrestohen 3 të akuzuar për vjedhje me armë
Të arrestuarit janë, Alban Agron Gosa, 22 - vjeç, lindur dhe banues në Rrogozhinë, Klajdi Haxhi Hasani, 25 - vjeç, lindur dhe banues në Rrogozhinë, i dënuar më parë për “Tentativë vrasje”, dhe Armand Novruz Mustafa, 23 - vjeç, lindur dhe banues në Rrogozhinë.
Operacioni realizoi me sukses goditjen e këtij grupi kriminal, të cilët dyshohet se në bashkëpunim me njëri -tjetrin, në kohë dhe vende të ndryshme, kanë ushtruar aktivitet kriminal në drejtim të vjedhjes së lokaleve të tregtisë, banesave, si dhe vjedhjes me armë në bashkëpunim.
Për shtetasit e lartpërmendur u kryen veprimet hetimore dhe procedurale, ndërsa në cilësinë e provës materiale u sekuestruan sendet e vjedhura si : 2 automjete, 5 telefona celular, 2 aparate fotografike dixhitale dhe një kamerë dixhitale.
Ndërkohë, në sajë të një hetimi në ngarkim të tyre, dyshohet se janë autorë edhe të një sërë vjedhjesh banesash, kryesisht të ndodhura në zonën e plazhit Golem. Nga strukturat e hetimit të krimit në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, po punohet për dokumentimin e plotë të këtyre vjedhjeve. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë Kavajë, për veprat penale të ‘Vjedhjes’, ‘Vjedhjes me armë’ në bashkëpunim parashikuar nga nenet 134/2, 140 dhe 25 të Kodit Penal.