Greqi, vdes punëtori shqiptar nga shpërthimi i kaldajave
Gazeta “Karthimerini” raporton sot se shtetasi shqiptar i moshës 30 vjeç, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, u vra nga shpërthimi i një bolieri, ndërkohë që ai po e lyente atë. Policia greke po heton shkaqet e shpërthimit të bolierit që i mori jetën të riut shqiptar, si dhe po merr në pyetje menaxherët e firmës për të zbardhur më shumë rreth ngjarjes së rëndë.