Grabitet agjencia e shkëmbimit valutor në Tiranë
Policia e kryeqytetit bën të ditur se i armatosuri i është drejtuar agjencisë në “Rrugën e Durrësit”, duke i kërkuar punonjësve paratë. Përballë kërcënimit me vdekje punonjësit janë detyruar t’i japin grabitësit 100 mijë lekë të reja. Më pas ai është larguar në drejtim të paditur.
Policia bën të ditur se grabitësi ka vepruar i vetëm. Efektivët e policisë ndodhen ende në agjencinë e këmbimit valutor të parave si dhe në lagjet përreth “Rrugës së Durrësit” në tentativë për kapjen e tij.