E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, 2 shtetas kosovarë ndalohen me dokumente false

Shtetasit Adnan Emini, 26 vjeç, nga komuna e Vitisë dhe Idriz Çerkezi, 34 vjeç, nga komuna e Obiliqit, janë paraqitur në pikën e kontrollit kufitar portal, përkatësisht me një leje zvicerane qëndrimi dhe një pasaportë jugosllave, të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.
     
Ditët e fundit ka patur disa tentativa për kalim të paligjshëm me traget drejt Italisë, thanë burimet e policisë, sipas të cilave, ky fenomen lidhet me rritjen e madhe të numrit të udhëtarëve që shfrytëzojnë këto ditë mjetet lundruese për t'u rikthyer në vendet e Evropës perëndimore pas pushimeve verore.
     
Vetëm gjatë ditës së diele nga porti detar i Durrësit janë nisur drejt Barit, Ankonës dhe Triestes mbi 22 mijë udhëtarë me 4600 automjete gjithsej, ndërkohë që kontrollet në zbatim të ligjit në të 22 sportelet kufitare portuale janë tepër të rrepta dhe të kujdesshme.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›