Kavajë, Bashkia ndalon mitingun e PS. Harasani: Turp
Bashkia e Kavajës lajmëron vetëm një ditë para mitingut të PS në këtë qytet se opozita nuk mund ta përdorë sallën e qendrës kulturore në datën e mitingut. Kjo ka sjellë reagimin e menjëhershëm të socialistëve, ku deputeti Harasani e ka quajtur një turp.
KAVAJE- Qendra Kulturore e qytetit të Kavajës është bërë shkak për deklaratat e ndërsjellta mes Partisë Socialsite dhe Bashkisë së qytetit. Socialistët kërkuan pak ditë më parë sallën e qebdrës për datën 20 mars që të zhvillonin aty takimin e radhës me qytetarët, por vetëm sot Bashkia e Kavajës dërgon një shkresë me përgjigje definitive pranë zyrave të Partisë Socialiste ku lajmëron se salla nuk mund të përdoret në datën e kërkuar, pasi aty do të zhvillohen prova për grupin artistik që do të marri pjesë më festivalin folklorik të Gjirokastrës.
Lidhur me këtë gjë ka reaguar menjëhër deputeti i Partisë Socialiste Andis Harasani, i cili e ka quajtur një turp shkresën e Bashkisë.
“PS-ja kishte planifikuar për nesër të bëntë një takim me kryetarin Edi Rama dhe me vullnetarët në qytetin e Kavajës në Pallatin e Kulturës. Dërguam shkresën zyrtare para disa ditësh, nuk morën asnjë përgjgije. Sot patëm përballë një sjellje të patolerueshme të një përfaqësuesi të pushtetit vendor, i cili nuk denjoi të na priste, po nuk pranojë të na jepte as shkresën, nuk e kuptoj se nga vjen kjo frikë. Askush nuk mund të ndalojë ndryshimin, askush nuk mund të sillet kështu dhe një person i tillë nuk e meriton të përfaqësojë popullin e Kavajës”- tha deputeti i PS-së Harasani.
Sipas shkresës së Bashkisë, deklarohet se aktivitetet kulturore kanë përparësi para mitingjeve politike, për këtë arsye është marrë edhe një vendim i tillë. (a.r/news24/balkanweb)