E Shtunë, 31 Tetor 2026

Operacioni “Filtri”, në pranga dy ish drejtorë shkollash

Operacioni i policisë i koduar “ Filtri” ka prangosur mesditën e sotme dy ish drejtorë shkollash të mesme, përkatësisht në Gramsh dhe Elbasan. Të arrestuarit akuzohen për fallsifikim dokumentash, gjatë kohës që kanë qënë në këto poste. 

ELBASAN- Operacioni i policisë i koduar “ Filtri” ka prangosur mesditën e sotme dy ish drejtorë shkollash të mesme, përkatësisht në Gramsh dhe Elbasan.
Burime të policisë bënë të ditur se të arrestuarit janë, Bajram Kllogjeri 41 vjec, ish drejtor në shkollën e mesme “Tunjë” në Gramsh, si dhe Gëzim Skënderi 47 vjec, ish drejtor i shkollës së mesme “ Qemal Stafa” në Elbasan.
Akuza që rëndon mbi dy ish-drejtorët është ajo për veprën penale, shpërdorim detyre pasi gjatë kohës që kanë qënë në këto poste, kanë fallsifikuar dokumenta shkollore.
Pas hetimeve të Prokurorisë së Rrethit Gjyqesor Elbasan, është zbuluar pajisja e disa personave me vërtetime të fallsifikuara të lëshuara nga ish-drejtorët e arrestuar, pa frekuentuar procesin mësimor.
Nga ana e specialistëve të sektorit kundër krimit financiar vazhdon puna për dokumentimin e plotë ligjor të aktivitetit kriminal të shtetasve të tjerë të dyshuar si bashkëautorë në këtë proces penal. (e.n/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›