E Diel, 1 Nëntor 2026

Ngjela: “Ligj dhe Drejtësi”, e vetme në zgjedhje

“Partia Ligj dhe Drejtësi ka vendosur të dalë e vetme në zgjedhje”, ka deklaruar kështu kreu i kësaj partie Spartak Ngjela. Ngjela gjithashtu theksoi se partia që ai përfaqëson synon një ristrukturim të së djathtës dhe frenimin e ardhjes në pushtet të së majtës. 

TIRANE- Kryetari i Partisë “Ligj dhe Drejtësi” Spartak Ngjela, deklaron se partia e tij do të përfaqësohet e vetme në zgjedhjet e 28 qershorit, ndërsa hodhi poshtë një bashkim të saj me “Polin e Lirisë”.
“Partia Ligj dhe Drejtësi ka vendosur të dalë e vetme në zgjedhje me ndonjë koalicion anësorë, sepse ndjen dallim në pikëpamje, deri në këto momente qëndrimi i partisë PLD-së është ky”- tha Ngjela.
Ngjela gjithashtu theksoi se partia që ai përfaqëson synon një ristrukturim të së djathtës dhe frenimin e ardhjes në pushtet të së majtës.
“Partia Ligj dhe Drejtësi ka dalë në skenën politike për të frenuar ardhjen e socialisteve në pushtet dhe të shpëtojë të djathtën duke e ristrukturuar brenda nocioneve të reja pas goditjes së rëndë falimentuese që i solli qeverisja aktuale” u shpreh kreu i PLD-së Spartak Ngjela.

(a.r/balkanweb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›