Kavajë, Elvis Rroshi në polici banorët protestë te komisariati
KAVAJE - Shënohet incidenti i radhës futbollin shqiptar. Kryebashkiaku Elvis Rroshi prej mëse dy orësh ndodhet në komisariatin e Kavajës pas incidentit në stadiumin e Kavajës gjatë ndeshjes për Superligën mes ekipit të Tiranës- Besës.
Korrespondenti i TV A1 REPORT Artur Korriku informon se aktualisht Elvis Rroshi ndodhet në komisariatin e policisë ku ka shkuar për të bërë kallzimin kundër Nevil Dedës për presion dhe provokim. Ndërkohë që para godinës së policisë dhjetra qytetarë po protestojnë duke kërkuar që Rroshi të lirohet.
Në këto moment asnjë nga zyrtarët e policies nuk ka thënë se Elvis Rroshi ndodhet në statusin e të ndaluarit apo të arrestuarit, ndërkohë që Plarent Ndreca avokati I Rroshit në një prononcim për median para komisariatit u shpreh se kërkonte të shikonte klientin e tij por nuk lihet nga policia.
INCIDENTI PASDITEN E SOTME
Sipas të dhënave paraprake, kryetari i bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi, njëkohësisht edhe aksioner i klubit Besa ka ushtruar presion mbi lojtarët e klubit Tirana.
Reagimi i kryebashkiakut ka ardhur pas provokimit te trajnerit të Tiranës Nevil Dede.
Ky i fundit pas perfundimit te pjeses se pare eshte kthyer nga tribuna ku ndodheshin perfaqesuesit socialist mes te cileve edhe Elvis Roshi. Pas këtij episodi, lojtarët e Tiranës kanë thënë se kryebashkiaku kavajas ka zbritur në dhomat e zhveshjes dhe ka pasur edhe përplasje fizike mes kryebashikakut dhe trajnerit të Tiranës.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e së dielës, gjate pushimit pas pjesës së parë të ndeshjes. Po ashtu, një ditë më parë pas përfundimit të ndeshjes Gramsh –Mamurras, kreu i bashkisë së Gramshit, Dritan Bici, ka hyrë me gjithë automjetin e tij në fushën e futbollit duke shqyer rrjetat. Mësohet se policia ka ndërhyrë menjëherë duke e shoqëruar atë në komisariat.
(sg/shqiptarja.com)