E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prudentino, bashkëpronari me kunatin e Bregut, kapet në Itali

BRINDIZI-  Angelo Prudentino, djali i Albino Prudentinos dhe ortak i kunatit të Minsitres së Integrimit Majlinda Bregu, Ervis Gjeci, është vetëdorëzuar sot në policinë e Brindizit.

Angelo Prudentino, ishte shpallur në kërkim nga drejtësia italiane për pastrim parash. Ai është pronar i dy kazinove në qytetin bregdetar të Vlorës, “Casino Italia” dhe “Bet Plus”. Angelo për një kohë të gjatë i fshihej drejtësisë italiane në territorin shqiptar.

LIDHJA E PRUDENTINOS ME KUNATIN E MAJLINDA BREGUT

Më 29 Shtator 2010 është arrestuar një qytetin e Vlorës një nga krerët e organizatës mafioze në Itali "Sacra Corona Unita". Albino Prudentino është arrestuar falë bashkëpunimit midis Prokurorisë së Përgjithshme, Policisë së Shtetit dhe Shërbimit Informativ Shtetëror, si dhe në koordinim me Prokurorinë e Antimafias në Leçe.

Arrestimi i Prudentinos, i kryer në qytetin e Vlorës, erdhi në kuadrin e një operacioni të gjerë ndërkombëtar të emërtuar "Kalipso" për vënien para drejtësisë të pjesëtarëve të një organizate me karakter mafioz, "Sacra Corona Unitta", që operon në zonën e Brindisit. Në Itali u arrestuan 7 persona, në Shqipëri shtetasi italian Prudentino, ndërsa një shtesas tjetër u arrestuanë Tailandë. Por ajo çka shkaktoi sensacionin më të madh në Shqipëri ishte fakti se Albino prudentino dhe i biri i tij Angelo Prudentino rezultonin ortakë në dy kompani me shtetasin Elvis Gjeçi i cili është dhe kunati i ministres së integrimit Majlinda Bregu.

Pas arrestimit të Albino Prudentinos Prokuroria e Krimeve të Rënda konfiskoi dhe aksionet e tre kompanive, ku është bashkaksioner djali i Albino Prudentinos, i akuzuar për lidhje me organizatën mafioze "Sacra Corona Unita"pasi prejardhja e tyre ishte e dyshimtë. Më vonë këto prona dhe aksione nuk rezultuan me probleme. Djali i Prudentinos Angelo dhe Elvis Gjeçi rezultuan bashkëaksionarë ose partnerë në dy kompani "Bet Plus" dhe "Betting Systems". Në kompaninë "Betting System Albania" ishte bashkaksioner edhe biznesmeni Ervis Gjeçi, i cili kishte 10 milionë lekë kontribute në para, ndërsa nga hetimet del se italiani Giuseppe Palma, si person i lidhur me Angelo Prudentinon dhe Ervis Gjecajn, zotëron 3 mijë aksione dhe kontribut në para 6 milionë lekë.
sg/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›