Kavajë/ PS humbi kryetarin por ka shumicën e këshillit bashkiak

Partia Socialiste humbi kryetarin por ka shumicën në këshillin bashkiak.
Nga votimi i mbyllur sot paradite për këshillat bashkiakë rezulton se Partia Socialiste ka fituar 13 mandate, ndërsa “Bashkë Fitojmë” ka 9 mandate.
Kanë marrë nga 3 mandate PD dhe PAA, 2 mandate PSD dhe 1 mandat PR.
Çdo kryetarë bashkie duhet të bashkëpunojë shumë me këshillin bashkiak, pasi ky organ vendos për buxhetin dhe projektet e bashkisë. Pa votën në këshillin bashkiak, asnjë kryebashkiak nuk hedh dot hap.
Duket se Fisnik Qosja, kandidati i “Bashkë Fitojmë” që mori 51.88% të votave në krahasim me kandidatin socialist Redjan Krali, do ta ketë të vështirë drejtimin e bashkisë.
Lexo dhe: “Bashkë Fitojmë” merr 7 mandate për kryebashkiakë, por këshillat bashkiakë kontrollohen nga PS
/rtsh.al/