PS-PD si futen ne zgjedhjet vendore me aleatet aktuale
Socialistet duket se jane me te favorizuar ne sistemin proporcional ndersa demokratet bashke me aleatet e dikurshem te PS-se marrin me shume vota ne sistemin maxhoritar. Por edhe kjo eshte relative pasi varet nga emrat e kandidateve qe do te perzgjedhe selia blu. Ky konkluzion del nese krahasohen rezultatet e te dyja partive te medha ne zgjedhjet e fundit vendore pra ne zgjedhjet per titullaret e qeverisjes lokale te zhvilluara ne vitin 2007. Nese krahason votat e marra si subjekte Partia Socialiste ka marre nje numer me te madh votash se Partia Demokratike ndersa kjo e fundit ka marre me shume vota sipas emrave te kandidateve te perzgjedhur.
Rezultatet
Duke iu referuar tabeles se rezultateve zyrtare te publikuara nga Komisioni Qendror Zgjedhor ne perfundim te zgjedhjeve vendore te vitit 2007 rezulton se Partia Socialiste ka marre 305 582 vota ose 23.17 per qind. Ndersa Partia Demokratike ka marre 271 705 vota ose 20.60 per qind. Por gjithsesi nese do te mbledhim rezultatin e partive te vogla me te cilat te dyja partite e medha kane krijuar aleanca te reja Partia Demokratike del me nje numer me te madh votash. Keshtu koalicioni Opozita e bashkuar me partite perberese Partine Socialiste Bashkimi per te Drejtat e Njeriut Partia Demokristiane Partia Socialdemokrate Partia Levizja per Zhvillim Kombetar numri i pergjithshem i votave te marra prej tyre ne vitin 2007 eshte 485 218 vota ose 40.76 per qind. Ndersa koalicioni aktual i Partise Demokratike qe ka ne perberje te tij shumicen e partive aleate te PS-se ne vitin 2007 del me me shume vota. Pra Aleanca per integrim qe ka ne perberjen e saj Partine Demokratike Levizjen Socialiste per Integrim Partine Republikane Partine Agrare Ambientaliste Partine Aleanca Demokratike Partine Levizja per Legalitet Bashkimi Liberal Demokrat si dhe Partine Balli Kombetar kane gjithsej 635 199 vota ose 48.17 per qind. Kjo persa u perket votave te marra si subjekte politike. Ndersa persa i perket sistemit maxhoritar pra votat qe kane marre kandidatet e mbeshtetur nga keto parti politike rezulton te jete me e favorizuar Partia Demokratike. Kjo parti ka marre ne 2007-n bashke me aleatet e saj 629 229 vota ose 47.86 per qind. Ndersa Partia Socialiste bashke me aleatet e saj ka marre 575 068 vota ose 43.74 per qind. Gjithsesi sipas eksperteve votat ne sistemin maxhoritar nuk tregojne tendencen e votimit te elektoratit per shkak se kjo menyre votimi eshte e ndikueshme nga emri i kandidatit te perzgjedhur nga secili subjekt politik. Pra nese qytetaret e nje bashkie ne zgjedhjet e vitit 2007 kane votuar per kandidatin e Partise Demokratike ne zgjedhjet e vitit 2011 mund te votojne per kandidatin e Partise Socialiste dhe anasjelltas. Pra varet nga emri i perfaqesuesit te subjektit politik dhe mbeshtetja qe ai gezon ne elektorat.
Rezultati ne proporcional
ZGJEDHJET VENDORE 2007
Subjektet zgjedhore Me shifer Ne
Koalicioni aktual Opozita e Bashkuar
PS 305 582 23.17
PBDNJ 49 730 3.77
PDK 58 484 4.44
PSD 52 194 3.96
PDS 39 390 2.99
LZHK 32 032 2.43
Gjithsej 485 218 40.76
Koalicioni aktual Aleanca per integrimin
PD 271 705 20.60
LSI 121 172 9.19
PR 75 730 5.74
PAA 49 016 3.72
PAD 47 686 3.62
PLL 27 788 2.11
BLD 24 427 1.85
PBK 17 675 1.34
Gjithsej 635 199 48.17
Rezultati ne maxhoritar
ZGJEDHJET VENDORE 2007
Subjekti mbeshtetes Vota Ne
PD plus aleatet 629 229 47.86
PS plus aleatet 575 068 43.74
PBDNJ 32 496 2.47
LSI 6355 0.48
BLD 1842 0.14
PDS 1650 0.13
PDI 682 0.05
PLL 498 0.04
PSD 176 0.01
KQZ-ja nis fushaten e edukimit zgjedhor te votuesve te rinj
Komisioni Qendror Zgjedhor ka nisur se fundi fushaten e edukimit zgjedhor. Per kete qellim KQZ-ja ka ndermarre nje sere aktivitetesh me qellim qe te rrise ndergjegjesimin dhe njohurite e votuesve mbi procesin zgjedhor. Strategjia e KQZ-se ka synuar gjetjen e formave bashkekohore te komunikimit me shtetasit qe gezojne te drejten e votes duke e vendosur si prioritet votuesit per here te pare. Ne kete kuader KQZ-ja po zhvillon nje seri takimesh te hapura me nxenesit e viteve te fundit te shkollave te mesme dhe me studentet e viteve te para te universiteteve. Deri tani jane zhvilluar nje seri takimesh me nxenes te vitit te fundit te shkollave te mesme publike dhe jopublike ku se bashku me stafin teknik te KQZ-se ka marre pjese edhe kryetari i ketij institucioni z. Arben Ristani.
Ne fjalen e tij kryetari i KQZ-se ka theksuar se pari nevojen e ndergjegjesimit te votuesve per here te pare lidhur me rendesine e pjesemarrjes ne votime si ushtrim direkt i demokracise dhe pergjegjshmerise qe duhet te kene keta votues. Z. Ristani ka bere nje prezantim te hollesishem te gjithe procesit zgjedhor duke u fokusuar te parakushtet qe duhet te plotesojne votuesit per te realizuar te drejten e tyre per te votuar sic jane kontrolli i listave te zgjedhesve dhe pajisja me dokumentet e vlefshme te identifikimit si dhe tek shpjegimi me detaje i menyres se votimit. Gjate ketyre takimi eshte folur edhe per problematikat qe kane sjelle proceset e kaluara elektorale si votimi familjar vleresimi dhe numerimi i votave raporti i politikes me procesin zgjedhor ne teresi etj.
17 Nentor 2010