E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sezoni veror rrit numrin e të ardhurve në portin e Durrësit

Numri i të ardhurve ka ardhur duke u shtuar nga dita në ditë , ndërkohë që autoritetet bëjnë të ditur se vetëm sot janë ankoruar në portin e Durrësit 6 tragete me 2470 udhëtarë dhe 600 automjete. 

DURRES – Vetëm në katër ditët e para të korrikut, rreth 6200 udhëtarë me 1600 automjete kanë hyrë në Shqipëri përmes portit të Durrësit.
Fillimi i sezonit të pushimeve ka bërë që numri i emigrantëve që jetojnë jashtë vendit të kthehen në vendlindje, megjithatë nuk mungojnë edhe turistët të cilat vijnë kryesisht nga Kosova e Maqedonia.
Numri i të ardhurve ka ardhur duke u shtuar nga dita në ditë , ndërkohë që autoritetet bëjnë të ditur se vetëm sot janë ankoruar në portin e Durrësit 6 tragete me 2470 udhëtarë dhe 600 automjete, ndërsa pritet që nesër numri i tyre të jetë më i lartë.
(e.n/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›