Permbytjet nis evakuimi masiv
Mbi 1 mije persona sipas ministrit Lulezim Basha mendohet se kane lene shtepite e tyre deri mbremjen e djeshme nga lagjet periferike te qytetit apo komunat per tu shperngulur tek ambientet me te sigurta. Ky numer jepet me perafersi pasi nje pjese e familjeve jane strehuar ne ambientet e vena ne dispozicion nga shtabi i emergjencave ndersa nje pjese e tyre kane shkuar tek te afermit. Situata e djeshme ne Shkoder ishte e njejte me ate te janarit te ketij viti. Ujerat permbyten siperfaqe te tera toke e shtepi duke mbuluar madje hyrjen e Shkodres. Niveli i siperfaqes ka arritur ne 7800 hektare nen uje 1900 banesa te rrethuara e te mbuluara nga uji e po ashtu dhe rruge te bllokuara. Shkaku kryesor i perkeqesimit te gjendjes ne menyre te menjehershme ka qene rritja e nivelit te shkarkimeve ne hidrocentrale mbi 2000 m3/s e detyruar nga prurjet e medha ne kaskaden e Drinit. Qe ne oret e para te dites lagjet e Bahcallekut dhe te Ajasmes jane gjetur nen uje ashtu si dhe rruga nacionale Tirane-Shkoder prane Harkut te Berdices cka ka bllokuar qarkullimin e mjeteve. Te gjitha makinat kane shfrytezuar rrugen tjeter nga zona e Mjedes per te udhetuar drejt kryeqytetit. Si rezultat i nivelit te larte te lumit Drin prane ures se Bahcallekut jane bllokuar daljet e kolektoreve te ujerave te bardha e te zeza. Ky bllokim ka bere qe sasia e reshjeve te shiut te rene gjate 24 oreve te fundit te dale mbi siperfaqe ne pjeset fundore te qytetit te Shkodres nga pusetat duke u grumbulluar ne piken me te ulet te qytetit ne rruget e lagjes Xhabiej. Nje sasi e tille prurjesh ne lumin Buna aty ku grumbullohen shkarkimet e liqenit te Shkodres te hidrocentraleve dhe te lumit Kir ka bere qe niveli i ujit ne zonat e Nenshkodres te rritet ndjeshem. Per pasoje eshte fryre edhe liqeni i Shkodres i cili ka ndryshuar drejtimin e levizjes per nga qyteti duke permbytur nje numer te konsiderueshem banesash ne zonen e Livadheve. Niveli i ujit sipas banoreve te zonave te permbytura eshte rritur me 1 meter ne krahasim me nje dite me pare. Nje situate e tille i ka detyruar banoret e zonave te rrezikuara qe te evakuohen menjehere. Per shkak te rritjes se nivelit te ujit ne Nenshkoder qarkullohet vetem me mjetet e larta te ushtrise dhe te policise madje ne disa raste edhe ato e kane pasur te pamundur duke perdorur mjetet lundruese ne ndihme te banoreve. Nga rritja e nivelit te ujit gjate dites se djeshme eshte bllokuar teresisht komuna Velipoje. Rruget e kesaj komune qe e lidhin me qytetin jane te pakalueshme gjithashtu eshte e bllokuar dhe rruga e komunes Dajc dhe e Obotit. Nderkohe nga zonat e Obotit Daragjatit e Shirgjit nga banoret raportohen per prezence uji mbi nje meter brenda shtepive ku njerezit dhe bagetite ne keto zona jane teresisht te kercenuar nga prezenca uji. Ndersa vazhdimi i reshjeve te shiut shkarkimet nga hidrocentralet dhe prurjet e pazakonta te liqenit te Shkodres lumit Buna dhe lumit Kir parashikojne nje situate akoma me te renduar. Uji na vershoi me shpejtesi brenda ne shtepi mezi shpetuam
SHKODER - Familja e Nik Pllumbajt eshte nje nga 80 familjet e strehuara prane konviktit te shkolles se mesme industriale te Shkodres pasi lane zonen e Livadheve te mbuluar nga uji. kryefamiljari pasi ka zbritur nga makinat e transportit te ushtrise 5 pjesetaret e familjes se tij bashkeshorten dhe tre femijet ne nje dhome te ketij konvikti eshte rikthyer per te shpetuar cte mundte nga shtepia. E shoqja e tij Filja rrefen gjendjen ne banesen e saj dhe oret e frikes qe kane perjetuar derisa vendosen te evakuohen. Kishte 5-6 dite qe niveli i ujit arriti shtepine tone. Faktikisht dalja nga shtepia u kufizua qe atehere sidomos per dy femijet e mi te cilet prej 10 ditesh nuk shkonin ne shkolle pasi uji u arrinte mbi cizme. Uji se pari mbuloi oborrin por meqenese e kishin ngritur pak shtepine menduam se do tia hedhim kesaj radhe. Por ne mbremjen e djeshme niveli i ujit jo vetem qe u rrit shpejt por ai hyri rreth 60 cm brenda ne banese. Gjithe naten kemi ndenjur zgjuar nga frika se mos uji rritet edhe me. Sapo ka zbardhur drita kemi njoftuar shtabin e emergjencave te bashkise nepermjet nje numri telefoni qe ata kishin vene ne dispozicion te qytetareve ku njoftuam se kemi nevoje per tu evakuuar nga shtepia. Filja tregon se dhe pse u nis kamioni ai nuk arriti te depertonte ne zonen e ish-postes se liqenit te Livadhet pasi uji aty ishte mbi 2 meter. Nepermjet nje varke kane arritur deri ne vendin ku ndodhej kamioni. Ajo falenderon grupet e emergjences per largimin nga uji por kerkon nga shteti te mendoje per ta. Tashme jeta na eshte veshtiresuar se tepermi. Burri pa pune une pa pune femijet ne shkolle. Pajisjet dhe orendite e shtepise do te jene demtuar plotesisht. Po keshtu edhe teshat pasi ne nuk kemi mundur te marrim asgje me vete se kemi ikur nga syte kembet per te shpetuar koken. Uji nuk eshte se erdhi kesaj here dhe po kalon. U be e treta here qe ne te Livadhet permbytemi. r.d