E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata Mbrojtje per babain e Dajtit

/ /

Ndonese ajo banon ne te njejten shtepi duhet te largohet prej saj duke marre gjerat e veta pasi eshte urdheruar nga gjykata te mos u flase vjehrrit dhe vjehrres dhe mos te kthehet aty pa autorizimin e gjykates. Gjykata e Tiranes firmosi pak dite me pare kerkesen e Hasan Dajtit babait te Dritan Dajtit per leshimin e urdhrit te menjehershem te mbrojtjes nga bashkeshortja e djalit te tyre Dorela Dajti. Sipas vendimit te gjykates e paditura Dorela Dajti duhet te zbatoje gjashte urdheresa te togave te zeza shkelja e te cilave eshte e ndeshkueshme nga ligji. Hasan Dajti kerkoi mbrojtje fizike ne Policine e Tiranes me pretendimin se ndjehej i kercenuar nga bashkeshortja e djalit te tij. Pas kallezimit ne organet e rendit dosja iu referua gjykates e cila leshoi urdhrin e mbrojtjes.
MBROJTJA
Gjykata vendosi leshimin e urdhrit te menjehershem te mbrojtjes per paditesin Hasan Dajti dhe bashkeshorten e tij Aferdita Dajti thuhet ne vendimin e Gjykates se Tiranes. Ne vendim gjykata urdheron menjehere te padituren Dorela Dajti te mos kryeje asnje veper dhune ne familje ndaj paditesit Hasan Dajti dhe bashkeshortes se tij. Po sipas vendimit ajo nuk duhet ti kercenoje prinderit e bashkeshortit te saj. Gjykata i ndalon te paditures cdo kontakt me vjehrrin dhe vjehrren. Urdherohet menjehere e paditura Dorela Dajti te mos cenoje ngacmoje apo kontaktoje me paditesin Hasan Dajti dhe bashkeshorten e tij pohohet ne vendimin e dhene nga gjykata. Referuar ketij dokumenti e paditura Dorela Dajti duhet te largohet menjehere nga banesa e Hasan Dajtit dhe te mos kthehet aty pa autorizimin e gjykates. Gjykata percakton se Dorela Dajti duhet te mos i afrohet paditesit Hasan Dajti dhe bashkeshortes se tij pertej nje distance prej 30 metrash ne banesen ku aktualisht banon paditesi si edhe te mos qendroje ne banesen e paditesit Hasan Dajti pa autorizimin e gjykates.
LSHIMET
Sipas vendimit te gjykates Hasan Dajti duhet te lejoje nusen e djalit te tij qe para largimit te marre veshjet e domosdoshme per veten dhe femijet e saj. Plackat ajo do ti marre teksa do te jete nen mbikeqyrjen e punonjesve te policise. Me vendim autorizohet Komisariati i Policise Nr.3 ne Tirane qe te shoqeroje te padituren Dorela Dajti ne banesen e Hasan Dajtit dhe te mbikeqyre marrjen e veshjeve personale te te paditures Dorela Dajti dhe te femijeve te saj. Po sipas gjykates data e degjimit per vertetimin e ketij urdhri do te jete ne daten 9 dhjetor 2010. ar.ba Konflikti mes babait dhe gruas se Dajtit per banesen

TIRANE - Hasan Dajti dhe Dorela Dajti babai dhe bashkeshortja e Dritan Dajtit te akuzuarit per vrasje kallezuan nje jave me pare njeri-tjetrin ne polici per dhune dhe kercenime. Perpara oficereve te Komisariatit te Policise Nr.3 ne Tirane ata pretenduan se ishin dhunuar dhe se ndiheshin te kercenuar. Referuar kallezimeve te bera ne polici behet e ditur se konflikti ka lindur per shkak te baneses ne te cilen ata jetojne. Dua te theksoj se ndihem i rrezikuar nga nusja e djalit i kercenuar dhe i kanosur per jeten. Dua te theksoj se konflikti ka nisur ne shtepine time te cilen une e kam me dokumente thuhet ne kallezimin e bere nga Hasan Dajti. Gjithashtu ai pretendonte se ishte qelluar me shpulle nga nusja e djalit te tij. Nga ana e saj Dorela Dajti pretendonte se ishte ajo e dhunuara dhe e kercenuara. Me kercenoi me nje thike buke plastike dhe me paralajmeroi perseri se po nuk ika me te mire do te ikja e vdekur nga ajo shtepi eshte shprehur ajo para oficereve te policise. Po ne kallezim ajo ka permendur se dua qe kete kallezim ta ndjek ligjerisht pasi ndihem e kercenuar dhe e kanosur per jeten nga Hasani dhe familja e tij. Pasi ka marre kallezimet e te dyja paleve policia e Tiranes i dergoi materialet provuese ne Gjykaten e Tiranes. URDHRESAT E GJYKATES

Urdherohet menjehere e paditura Dorela Dajti te mos kryeje asnje veper dhune ne familje ndaj paditesit Hasan Dajti dhe bashkeshortes se tij.
Urdherohet menjehere e paditura Dorela Dajti te mos kercenoje paditesin Hasan Dajti dhe bashkeshorten e tij.
Urdherohet menjehere e paditura Dorela Dajti te mos cenoje ngacmoje apo kontaktoje me paditesin Hasan Dajti dhe bashkeshorten e tij.
Urdherohet menjehere e paditura Dorela Dajti te largohet nga banesa e paditesit Hasan Dajti dhe te mos kthehet pa autorizimin e gjykates.
Urdherohet menjehere e paditura Dorela Dajti te mos i afrohet paditesit Hasan Dajti dhe bashkeshortes se tij pertej nje distance prej 30 metrash ne banesen ku aktualisht banon paditesi.
Urdherohet menjehere e paditura Dorela Dajti te mos qendroje ne banesen e paditesit Hasan Dajti pa autorizimin e gjykates. Dorela Dajti perserit padine

TIRANE - Nje tjeter trupe gjykuese e Gjykates se Tiranes ka pushuar gjykimin e kerkese se Dorela Dajtit per leshim urdher mbrojtjeje nga vjehrri i saj Hasan Dajti. Nderkohe qe kerkesa eshte ridepozituar ne Gjykaten e Tiranes dhe pritet shqyrtimi i saj. Shkak i pushimit te kerkeses se pare ka qene mosparaqitja e paleve ne proces. Sipas gjykates palet ndergjyqesuese kishin marre dijeni me ane te fletethirrjeve. Pavaresisht dijenise nuk u paraqiten shkaqe per te perligjur mosparaqitjen thuhej ne arsyetimin e vendimit te pushimit. Sipas gjykates ne keto kushte gjykata ka vendosur pushimin e gjykimit te ceshtjes civile. Dosja ne fjale mberriti ne gjykate pas nje kallezimi te Dorela Dajtit ne Komisariatin e Policise Nr.3 ku pretendonte se ndihej e kercenuar nga vjehrri i saj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›