Kampionati shmang problemet, masat parandalojne incidente
Asnje incident nuk ka ndodhur ne tre javet e para te kampionatit. Superliga ka nisur mbare, si rralle ndonjehere tjeter, duke shmangur problemet dhe kontestimet qe njihen gjeresisht ne fushat, apo stadiumet tona, ne cdo jave te kampionati. Sipas drejtuesve te FSHF-se nje gje e tille shpresohet qe te vijoje edhe ne te ardhmen, me qellim qe bukuria e futbollit te mos prishet dhe ne stadiumet tona te afrohen sa me shume sportdashes. Jo vetem ne Superiore, por edhe ne dy kategorite e tjera duhet te ekzistoje normaleti. Pas perfundimit te kampionatit, FSHF ndermjetesoi me pushtetin vendor dhe strukturat e policise, qe te shmange sa me teper qe te jete e mundur problemet e ndeshura ne te kaluaren dhe madje organizoi edhe disa seminare me gjyqtaret, pasi keta te fundit kane rene shpesh pre e dhunes, ose kane qene shkaktaret e tyre. Ne javen e pare, per te shmangur incidentet ne Peqin, ku luajti Besa e Kavajes, moren pjese nje numer i larte forcash policie dhe ishte i pranishem edhe vete kreu i FSHF-se, Armando Duka. Pasi jane marre masat e duhura per te shmangur incidentet, ndeshja ka ecur normalisht mire. Ne te gjitha stadiumet tona, kur ka pasur tensione jane afruar forcat e policise dhe masat e marra kane dhene efektin e pare. Asnje incident deri tani, gje qe ka kenaqur drejtuesit e FSHF-se, te cilet shpresojne qe te ecet ne kete rruge dhe kampionati te vijoje pa probleme dhe gara te jete sa me interesante. Ne fakt me teper problematike eshte paraqitur gara e Kategorise se Pare dhe e nje kategorie me poshte. Por kontestimet jane hasur edhe ne Superiore, ku fusha e Peqinit eshte denuar disa here gjate vitit te kaluar. Madje ne nje ndeshje kupe, u desh qe gjyqtaret italiane te largoheshin me probleme. Me ecurine e javeve te para, Dinamo konfirmoi se do te jete pretendente per te fituar titullin dhe rivalet e saj per momentin jane Tirana dhe Besa. Vllaznia me rezultatet e javeve te para, nuk ka arritur maksimumin e duhur, duke vene ne pikepyetje objektivin ne krye. - "Jemi ne rrugen e duhur," - theksoi trajneri i Dinamos, Shkelqim Muca, pas fitores se trete radhazi. - "Fillimi i kampionatit eshte ashtu sic e parashikonim." Dinamo ka marre maksimumin e pikeve, por edhe Besa e Kavajas eshte ngjitur ne kuoten e nente pikeve, duke kryesuar se bashku me kryeqytetasit. Tirana siguroi nje fitore te veshtire ne Erseke dhe ndryshe nga Vllaznia ka bere kthesen e duhur, pas humbjes se papritur qe pesoi ne javen e pare te kampionatit. Shkodranet, me humbjen e pesuar ne Kruje, duhet te kapercejne momentin jo shume te mire, ne javet e metejshme. Vllaznia nuk eshte perballur ende me Dinamon dhe Tiranen, ne nje kohe kur ka pesuar dy humbje ne tre ndeshjet e para te ketij sezoni.