Fier e Gjirokastër, pushohen nga puna 232 mësues
Lajmi është bërë i ditur nga kreu i Drejtorisë Arsimore Fier, Tahir Kastrati, i cili ka deklaruar se data 15 shtator do të jetë dita e fundit për afro 200 mësues. "Këta mësues do ta humbasin vendin e punës për shkak të reformës@
TIRANE-Fillimi i vitit të ri shkollor ka lënë pa punë 232 mësues në rrethin e Fierit dhe atë të Gjirokastrës. Kështu në Fier mësohet se do të largohen nga puna rreth 200 mësues. Lajmi është bërë i ditur nga kreu i Drejtorisë Arsimore Fier, Tahir Kastrati, i cili ka deklaruar se data 15 shtator do të jetë dita e fundit për afro 200 mësues. "Këta mësues do ta humbasin vendin e punës për shkak të reformës që po zbatohet. Këtë verë aplikuan mbi 1300 mësues të rinj dhe asnjë nga ata nuk do të mund të përfitojë, pasi reforma po shkurton mësues si shkak i mbingarkesës". Ndërkohë që në rrethin e Gjirokastrës, por për shkak të reformës, do të lënë vendin e punës 32 mësues, të cilët kanë kundërshtuar ashpër këtë vendim. Mësues si Mitro Dedi, Braho Isaraj, Lifto Peci, Fatbardha Guma, etj, të cilët kanë mbi 35 vite pune dhe janë në prag të pensionit, e kanë lidhur largimin e tyre nga puna jo me reformën, por me bindjet poltike. Ata kanë deklaruar se janë hequr nga puna për t'u zëvendësuar me militantë të Partisë Demokratike, që kriter të vetëm kanë teserat e partisë dhe se gjykata mbetet mundësia e vetme për rehabilitimin e tyre.
(d.b/BalkanWeb)