E Diel, 1 Nëntor 2026

Kavaje i moshuari vret veten pasi u perball me permbaruesit

Një 70-vjeçar nga Kavaja i dha fund jetës duke u vetvrarë. 
Kete akt e kreu pasi përmbarimi shkoi për ta nxjerr nga banesa me ish pronare ku jetonte prej më shumë se 60 vitesh . 
Ngjarja e rëndë u rregjistrua në qendër të qytetit te Kavajes. 
Enver Shaliani, fillimisht beri rezistence para  përmbaruesëve. Ai i kërcënoi me armë zjarri me të cilën i dhë dhe fund jetës së tij. 
Shaliani qëlloi disa herë në ajër, kurse me plumbin e fundit i dha fund jetes se tij. 
Kur pas disa minutash krismat ndaluan, policia ndërhyri në banesë. 
Efektivët konfirmuan se i moshuari kishte ndërruar jetë për shkak të plagëve me armë zjarri. 
Policia e kavajes beri shoqerimin e punonjesve te permbarimit, me qellim sqarimin e rrethanave. Do te verifkohet proceduara qe ata kane ndjekur per rastin, dhe nese ka shkelje ligjore, do iu duhet te perballen me pasojat qe afruan edhe vetevrasjen e te moshuarit. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›