E Diel, 1 Nëntor 2026

Kakavije ctensionohet situata ne kufirin me Greqine i jepet fund reciprocitetit

Per afro tete ore kufiri shqiptar me Greqine ne Kakavije u bllokua per mbi 200 shqiptare qe ishin nisur te kalonin kufirin. Policia greke nisi te kerkonte jo 1500 por 3000 mije euro garanci apo duke mos pranuar justifikimin e e vizites ne shtetin fqinj. Per ore te tera asnje makine me targa shqiptare nuk u lejua te kalonte ne anen tjeter te kufirit, me nje urdher te dhene nga autoritetet me te larta te policise greke. Shume prej tyre u eshte permendur kisha e Permetit, si arsyeja e vertete e kthimeve masive.
Tensioni mëngjesin e sotëm në Kakavijë
Qe ne oret e para te se merkures, ne Kakavije palet ishte vendosur ne llogore. Tensioni arriti piken me te larte kur ne te dy anet e kufirit u vendos te mos lejohej kalimi i asnje shtetasi grek apo shqiptar qe nuk ishte i pajisur me vize apo cdo makine me targa te shteteve perkatese.  Vendimi erdhi pas disa përpjekjeve të pasuksesshme nga pala shqiptare për të kontaktuar me policinë greke për kthimin e shqiptarëve dhe për të gjetur zgjidhje. Ky urdher do te zgjaste, deri kur greket te terhiqeshin nga vendimi qe kishin marre me heret.  Ne fillim ishte policia greke qe ndaloi te gjithe shqiptaret qe kerkonin te hynin ne Greqi nga pika kufitare e Kakavijes nese nuk ishin te pajisur me vize. Policia greke tha se ka urdher te mos lejoje kalimin ne Greqi te asnje makine me targa shqiptare dhe te asnje shtetasi pa vize greke. Urdhri sipas tyre eshte dhene nga Drejtori i Pergjithshem i policise greke. Per kete arsye ne piken kufitare te Kakavijes u krijua nje situate kaotike, pasi me qindra emigrante apo pushues shqiptare qe nuk kishin vize, u rikthyen serish ne Shqiperi. Greket lejuan kalimin ne Kakavijë vetëm  per shqiptarët me leje qendrimi dhe dokumenta te rregullta greke, nderkohe qe per te tjeret kane kerkuar te jene te pajisur me viza. Pas kesaj Drejtori i Kufirit Abrija vendosi te marre te njejtin vendim. Te gjitha makinat me targa greke nuk u lejuan me te kalojne per ne Shqiperi nga pika kufitare e Kakavijes. Vendimi eshte reciprok, - tha Abrija, - dhe do te zgjase deri kur greket te terhiqen nga vendimi qe kishin marre me heret.

Ambasadori shqiptar në Athinë: Greqia nuk ka urdhëruar një kthim masiv të shqiptarëve Ambasadori i Shqipërisë në Greqi, Dashnor Dervishi, i kontaktuar nga “ABC News”, pohoi se ka marrë nga autoritetet greke sigurinë se e vetmja gjë që kërkohet në pikat e kalimit kufiar është zbatimi rigoroz i ligjit. Dervishi shtoi se kishte kontaktuar me Ministrinë e Jashtme greke dhe drejtorin e përgjithshëm të policisë greke, të cilët e kanë siguruar se autoritetet e Athinës nuk kanë urdhëruar një kthim masiv të shqiptarëve në pikat e kalimit kufitar. Sipas ambasadorit Dervishi, cdo veprim apo deklaratë tjetër e policëve grekë në pikat e kalimit kufitar është abuzive dhe jo e vërtetë. Ndërkohe, “ABC News” kontaktoi edhe me zyrën e shtypit të Ministrisë së Jashtme, e cila bëri të ditur se situata në kufirin me Greqinë po ndiqet nga afër dhe me shumë seriozitet nga i gjithë stafi i dikasterit.

Mediat e huaja: Mbyllen kufijtë mes Shqipërisë dhe Greqisë  Mediat e huaja sidomos ato italiane kanë pasqyruar gjerësisht situatën aktuale mes Shqipërisë dhe Greqisë, ku prej disa orësh të dyja vendet kanë bllokuar hyrjet në territoret reciproke. TG Com shkruan në faqene  saj në internet se Shqipëria dhe Greqia kanë mbyllur kufijtë më njëra tjetrën. Ndërsa në një pasqyrim më të gjerë, mediat e huaja përfshirë dhe ato spanjolle komentojne tensionet e karta mes dy vendeve që kanë kulmuar me vendimin e policisë greke që ka refuzuar hyrjen e shtetasve shqiptarë të pajisur vetëm me pasaportë duke kërkuar viza. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›