E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kavaje pranga tre deshmitareve arratiset autori

Tre persona jane arrestuar nga policia e Tiranes me akuzen se kane qene te pranishem ne skenen e krimit ku ka mbetur i plagosur me arme nje 46-vjecar ne fshatin Synej te Kavajes nderkohe qe ne kerkim eshte ende autori tashme i identifikuar i ngjarjes. Lajmi eshte bere i ditur dje nga te dhena zyrtare te policise se kryeqytetit sipas te cilave nga sherbimet e Hetimit dhe te Parandalimit te Krimit te Komisariatit te Policise Kavaje u realizua kapja dhe me pas arrestimi ne flagrance i Gezim Merkes 37 vjec Xhemal Habilit 53 vjec dhe Gurjan Xhavit Caces 23 vjec qe te tre lindur e banues ne Kavaje

Policia njoftoi se arrestimi i tyre u krye sepse dyshohet se me 18 mars rreth ores 1400 shtetasit e mesiperm kane qene te pranishem ne fshatin Synej Kavaje kur eshte plagosur me arme zjarri pistolete shtetasi Shkelqim Ali Celmeta 46 vjec. Nga puna hetimore e kryer ka rezultuar se autor eshte shtetasi Emiljano Mehmet Merkja 23 vjec i cili menjehere pas ngjarjes eshte larguar dhe eshte shpallur ne kerkim policor. Ne vendngjarje u gjet dhe u sekuestrua ne cilesine e proves materiale nje arme zjarri pistolete tip Bereta dhe 3 fisheke te kalibrit 7.65 mm.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›