Zbardhet skema e mashtrimit pranga drejtuesve te gazetes per lirimin e te burgosurve

Moisi unaj i denuar me pare me 7 vjet per mashtrim. sTe arrestuarit genjenin qytetaret edhe per punesim
Tre muaj hetime intensive te shtrira ne disa rrethe te vendit derisa specialistet e Antikrimit Ekonomik te binin ne gjurmet e dy te dyshuarve per mashtrimin e shume qytetareve. Moisi Cunaj 46 vjec lindur ne Gjirokaster dhe banues ne Tirane i denuar me pare per Mashtrim drejtor Ekzekutiv i Shoqerise mediatike Kombetare Komunitete si dhe Ramadan Baho 53 vjec lindur dha banues ne Poshnje Berat me detyre drejtor Rajonal i kesaj shoqerie jane arrestuar mesditen e djeshme nga policia per mashtrim. Lajmi eshte konfirmuar dje nga Drejtoria e Policise se Shtetit sipas se ciles nepermjet Shoqerise Mediatike Kombetare komunitete dhe gazetes Komunitete kane mashtruar qytetare te ndryshem nepermjet zyrave rajonale te vendosura ne disa rrethe permes premtimeve per ushtrim ndikimi te paligjshem per punesim si dhe per ndermjetesim per lirimin e te denuarve nga burgu. Pas arrestimit Policia e Shtetit ka ftuar qytetaret te cilet mund te kene rene pre e mashtrimit nga ana e ketyre shtetasve qe te denoncojne prane strukturave te policise perkatesisht ne Drejtorine kunder Krimit Financiar ne numrat tel/fax 04 2247 156 04 2247 157.
Plot tre muaj investigime te kryera nga Drejtoria e Policise se Qarkut Berat ne bashkepunim me prokurorine e ketij rrethi derisa nje dite me pare eshte arritur te behet dokumentimi i mashtrimeve te shume qytetareve prej dy drejtuesve te larte ekzekutive te shoqerise mediatike Komunitete ne vend. Operacioni eshte ndermarre dhe finalizuar me sukses nga Drejtoria kunder Krimit Financiar ne bashkepunim me Drejtorite e Policise se Qarqeve Berat dhe Korce duke dokumentuar edhe mashtrimet e bera ndaj shtetasve te ndryshem. Sipas policise nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasit Moisi Cunaj dhe Ramadan Baho nepermjet Shoqerise Mediatike Kombetare Komunitete dhe gazetes Komunitete kane mashtruar qytetare te ndryshem nepermjet zyrave rajonale te vendosura ne disa rrethe permes premtimeve per ushtrim ndikimi te paligjshem per punesim si dhe per ndermjetesim per lirimin e te denuarve nga burgu. Policia ka bere te ditur gjithashtu se i arrestuari Moisi Cunaj ka precedente te meparshem penale ku ne vitin 2000 eshte denuar me 7 vjet burg pasi edhe ne ate vit kishte kryer te njejtin aktivitet mashtrimi permes shoqerise fiktive Me ty shqiptar kudo emigrant.
Te arrestuar
Moisi Cunaj 46 vjec lindur ne Gjirokaster dhe banues ne Tirane i denuar me pare per Mashtrim drejtor Ekzekutiv i Shoqerise Mediatike Kombetare Komunitete
Ramadan Baho 53 vjec lindur dha banues ne Poshnje Berat me detyre drejtor Rajonal i Shoqerise Mediatike Kombetare Komunitete