Bie nga kati i 3-te vdes 3-vjecarja shqiptare
Nje femije 3 vjece vajza e nje familjeje shqiptare me qendrim ne Itali gjeti vdekjen dje si pasoje e renies nga kati i trete. Ngjarja ka ndodhur ne nje pallat banimi ne Pordenone nje dite me pare dhe sipas agjencise se lajmeve vendase TG1 mesohet se vajza ka qene ndoshta duke u zgjatur ne dritaren e apartamentit kur ka humbur ekuilibrin. Nga ana e saj policia italiane tha se e kishte transportuar vajzen menjehere ne spitalin me te afert. Sipas njoftimeve e mitura gjeti vdekjen e menjehershme pasi kishte rene ne oborrin e pallatit nga nje lartesi e madhe 8-10 metra. Prinderit e vajzes sipas medias jane shprehur te shokuar nga ngjarja.