E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, plagoset 46-vjeçari, pas grindjes me familjarët

Një debat për shkaqe banale mes familjarëve ka bërë që në qytetin e Fierit, në orët e vona të mbrëmjes të plagoset shtetasi Gentian Asllanaj, 46 vjeç.

Duke iu referuar burimeve të policisë dyshohet se 46-vjeçari është rrahur nga familjarët.

Ai ndodhet i shtruar në spitalin e Fierit, jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12.30 të natës.

Policia tashmë ka nisur hetimet për të zbardhur më tej këtë ngjarje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›