E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kavaje rrembehet bashkeshortja e kryebashkiakut kryen lindje te parakohshme me rrembyesit

style=positionrelativez-index2>

Nje ngjarje teper e rende ka ndodhur pasditen e djeshme ne qytetin e Kavajes. Gruaja e kryebashkiakut te Kavajes Elvis Rroshi eshte rrembyer pasditen e djeshme nga persona te panjohur. 28 vjecarja Griselda Rroshi eshte liruar mengjesin e sotem nga rrembyesit e saj nderkohe qe paraqitet ne nje gjendje mjaft te renduar psikologjike. Kjo edhe per shkak se gruaja ishte shtatzene por gjate oreve te rrembimit ajo eshte detyruar te beje lindje te parakohshme. Pas denoncimit prokuroret e Prokurorise se Krimeve te Renda ne Tirane jane nisur drejt Kavajes per te verifikuar nje here deshmine e viktimes. Duke treguar ate cka mban mend nga oret e tmerrit Griselda Rroshi nuk di te thote se kush ishin rrembyesit e saj as se ku e kane cuar qe te beje lindjen e parakohshme dhe as nuk di gje per fatin e femijes se saj. Mesohet se 28 vjecarja ishte ne muajin e nente te shtatzenise. Nderkohe gjendja psikologjike teper e rende ne te cilen ajo gjendet eshte nje tjeter veshtiresi per prokurorine ne zbardhjen e ceshtjes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›