Siri Presidenti al Assad premton amnisti te pergjithshme
style=positionrelativez-index2>
Presidenti al Assad ka dekretuar nje urdher amnistie te pergjithshme ne Siri. Lajmi i cili vjen dhjete jave pas demonstratave te dhunshme kunderqeveritare eshte bere i ditur nga televizioni shteteror atje. Sipas televizionit sirian kjo amnisti perfshin te gjithe ata qe kane marre pjese ne levizjet kunder qeveritare perfshire ketu edhe Vellazerine myslimane e cila me pare ishte e ndaluar ne Siri. Vellazeria myslimane e cila ka vepruar kunder al Assadit ne vitin 1982 eshte liruar nga denimi me vdekje. Qe nga fillimi i protestave te dhunshme ne Siri mbi 10000 persona jane arrestuar nderkohe qe nje mije te tjere kane gjetur vdekjen.