Kavajë, rrëshqet toka, në rrezik 30 banesa
Rreshqitje masive të tokës janë shënuar në fshatin Kryevidh të Kavajës. 30 banesa janë në rrezik, ndërsa njërës i janë fundosur 2 dhoma. Mendohet se shkaku është krijimi i hapësirave nëntokësore pas mbylljes së puseve të gazit në këtë zonë.
KAVAJE- Shirat e rëna së fundmi në zonën bregdetare të zonës së Kavajës kanë shkaktuar rrëshqitje të masiveve të dheut, pikërisht në fshatin Kryevidh duke vënë në rrezik shembjen e 30 banesave. Situata është përkeqësuar së tepërmi ditët e fundit kur njërës prej banesave në rrezik i janë fundosur dy dhoma. Banorët shprehen të shqetësuar për gjendjen e krijuar dhe theksojnë se dëmet kanë ardhur si pasojë e ujit pa kanalizime.
Ndërkohë kryetari i komunës së Kryevidhit, arben Hajdini tregon se situata është alarmante dhe se rrëshqitja e tokës mund të bëhet edhe më e frikshme në ditët në vijim.
Rrëshqitja e tokës, si fenomen në këtë zonë ka lindur disa vite më parë. Sipas kryetarit të komunës , e gjithë zona është shfrytëzuar më parë për nxjerrjen dhe shfrytëzimin e rezervave të gazit. Më pas puset e gazit u mbyllën ,duke krijuar në shtresat nëntokësore xhepa ajri, cka mund të përbëjë edhe shkakun kryesor të rrëshqitjes dhe degradimit që po pëson toka në këtë zonë.
(e.n/News24/Balkanweb)