E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, aksident në unazën e re, vdes një person

Një person ka humbur jetën teksa është shtypur nga një makinë kur sapo ka zbritur nga autobusi. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme ne Unazën e re në Kryeqytet. Policia mbërritur menjëherë në vendngjarje duke ndaluar shkaktarin e aksidentit. 

TIRANE- Nje aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes në kryeqytet. Një makinë tip BMV X5 ka shtypur një këmbësor në një pjesë të unazës së re. Policia ka mbërritur menjëhere në vendgjarje për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
Dyshohet se makina ka shtypur këmbesorin ndërsa ky i fundit ka zbritur nga një autobus . Ende nuk është identifikaur personi qe ka humbur jetën, i cili është i moshës rreth 45 vjec. Policia ka ndaluar menjëherë shoferin e automjetit. (e.n/News24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›