Falsifikonte dokumentet, ndalohet nga policia
Gjirokastër – Policia e Gjirokastrës ka ndaluar dje në mbrëmje shtetasin FranceskoArben Shtëmbari, me akuzën e falsifikimit të dokumenteve.
Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër e ka dënuar me 7 muaj burg , për veprën penale të “Fallsifikimit të letërnjoftimeve apo vizave”, vepër kjo e parashikuar nga neni 189/1 të Kodit Penal.
Ky shtetas në muajin Gusht të vitit 2007, është ndaluar në Pikën e kalimit të kontrollit kufitar Kakavije pasi donte të kalonte kufirin me një pasaportë në të cilën kishte një vizë shengen të dyshuar si fallco .
Më pas është shoqëruar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër ku janë kryer veprimet e para hetimore nga ana e Sektorit të Luftës Kundër Krimit Ekonomik dhe dokumentat i janë përcjellë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër e cila e ka ndjekur në gjendje të lirë deri në përfundim të veprimeve ligjore. Nga Ekspertiza ka rezltuar se viza ishte e falsifikuar dhe për këtë Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër më datën 30.05.2008, në mungesë e ka dënuar me 7 muaj burg këtë shtetas .Kapja e këtij shtetasi u bë në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë së Qarkut Elbasan.