E Shtunë, 31 Tetor 2026

2011, katastrofat i kushtuan 380 mld $ ekonomisë botërore

Gjatë një konference për shtyp, përfaqësuesja speciale e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për  parandalimin e katastrofave, Margareta Wahlström, tha se “katastrofat kanë tendencën të jenë më pak vdekjeprurëse se në të shkuarën, por dëmet ekonomike që ato kanë shkaktuar kanë qenë shumë më të rënda''.

Shifra dëmeve të vitit 2011 ka kaluar me 75% rekordin e mëparshëm të vendosur në vitin 2005, vit në të cilin goditi uragani Katrina.

''Në vitin 2011, tërmetet në Japoni dhe në Zelandën e Re dhe përmbytjet në Tajlandë dhe në vende të tjera kanë rritur faturën. Tërmetet janë katastrofat më vdekjeprurëse dhe më të kushtueshmet'', nënvizoi Wahlström./Start/

                                                                                             2012-03-06 11:50
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›