Kazakistan, astronautët arrijnë në Tokë
Tre astronautë, një amerikan dhe dy rusë, në mënyrë të sigurt janë kthyer nga hapësira në Tokë, pasi kanë kaluar pesë muaj në Stacionin Ndërkombëtar të Gjithësisë.
Ata zbritën sot 50 kilometra afër qytetit Arkalik në Kazakistan.
Në anijen kozmike ruse, Sojuz, ishin amerikani Skot Kelli dhe rusët Aleksander Kaleri dhe Oleg Skripoçka.
Aktualisht, në Stacionin Ndërkombëtar të Gjithësisë, ndodhen amerikania Ketrin Kolemen, rusi Dmitri Kondratijev, dhe italiani Paolo Nespoli, që planifikohet se do të mbesin atje edhe tre muaj.