E Shtunë, 31 Tetor 2026

Libi, Getafi: Ne do të fitojmë kundër armikut

"Nuk do të mund t`ia dalin mbanë që të ndajnë vendin, ne do të fitojmë”. Kështu ka thënë Muamar Gedafi në Tripoli, gjatë një fjalimi që mbajti përpara një përfaqësie të tribusë Mseleta, fjalim i transmetuar edhe nga televizioni shtetëror. Lideri i Libisë sulmoi mediat e huaja duke i akuzuar se kanë propaganduar një “imazh të rremë ‘’ të vendit të tij.

“Jemi të vendosur ta mundim armikun. Nëse ky është një rebelim i lindur nga jashtë do t`i shtypim, nëse është një rebelim i lindur nga brenda do t`i shtypim”, tha Gedafi.
 

Koloneli sulmoi sërish perëndimin së pretendon naftën e Libisë dhe se kërkon ti rikthehet kohës kur Italia e konsideronte Libinë, plazh të Romës. Ndërkaq të shtëna armësh dhe artilerie janë regjistruar në Bengazi, qyteti i dytë më i madh në libi dhe që kontrollohet nga kundërshtarët e kolonel Gedafit.

Ndërkohë në Bengazi, fortesa e rebelëve anti-Gedafit, forcat besnike të liderit libik nisën sulmet duke përdorur edhe artilerinë e rëndë kundër qytetit. Trupat besnike ndaj liderit të Libisë, Muamer Gadafi, janë afër bazës së kryengritësve në qytetin Bengazi, në pjesën lindore.

Televizioni shtetëror raportoi se forcat qeveritare e kanë marrë kontrollin ndaj vendit të quajtur Ajdabiyah, ndërsa së shpejti do të lëvizin në Bengazi. Gadafi i ka dënuar kryengritësit duke i cilësuar si hipokritë dhe tradhtarë, gjatë një fjalimi në kryeqytetin Tripoli. Në Kombet e Bashkuara po qarkullon propozim rezoluta për autorizimin e një zone të ndalim fluturimeve mbi Libinë.
 

Por, ministrat e jashtëm të grupit G-8, në takimin e tyre në Paris, kanë dështuar të pajtohen për të kërkuar që Këshilli i Sigurimit i OKB-së, t`i mbrojë qytetet e Libisë nga bombardimet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›