Kazakistan, parlamenti: T`i zgjatet mandati presidentit deri më 2020
Parlamenti i Kazakistanit ka mbështetur propozim, për t`i zgjatur mandatin deri në vitin 2020 presidentit aktual Nursultan Nazarbaev.
Apeli i ligjvënësve vjen pasi mbështetës të presidentit nisën të hënën mbledhjen e nënshkrimeve për të mbajtur referendumin.
Pasi të mblidhen 200 mijë nënshkrime, do t`i takojë Nazarbaevit të vendosë nëse do ta mbajë plebishitin.
70 vjeçari Nazarbaev ka udhëhequr Kazakistanin për më shumë se 20 vjet dhe aktualisht përballet me zgjedhjet e vitit 2012.