E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tahiri:Akuza e 20%, shpifje

Partia Socialiste reagon me anë të deputetit socialist Sajmir Tahiri në lidhje me atë që Prokuroria e Tiranës bëri të ditur se për mungesë provash janë rrëzuar nga ky organ akuzat e PD për 20% e Ramës.
 

“Sot u provua nga hetimi i gjatë i prokurorisë se akuza e stërpërmendur e 20 për qindëshit ishte një shpifje kokë e këmbë. Sot Saliu duhet tu kërkojë ndjesë shqiptarëve që me muaj te terë hodhi baltë mbi Edi Ramën për një sajesë të turpshme, që e bëri vetë dhe e vuri në gojën e të gjithë deputetëve të PD si një vjershë banale. Sot Saliu është një shpifarak i kapur gafil nga hetimi i Prokurorisë që provoi se përralla e lepurit dhe vjersha e 20 për qindëshit janë pjellë e frikës është bërë lepur në barkun e Saliut. Saliu ka dështuar. Balta e tij kundër nesh nuk mbulon dot baltën ku Saliu ka lënë shqiptarët” perfundon deklarata per shtyp.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›