E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kazakistani merr drejtimin e OSBE-së, ndeshet me kritika

Alma Ata, Kazakistan 2 Janar NOA/DW - Kazakistani mori kryesinë e radhës të OSBE-së për vitin 2010. Kazakistani është republika e parë ish-sovjetike që merr drejtimin e kësaj organizate me 56 vende anëtare. Ministri i Jashtëm kazak, Kanat Saudabajev, tha se vendi i tij do t'ia kushtojë këtë vit nxitjes së një arkitekture evropiane të sigurisë.

Një sërë shtetesh anëtare të OSBE-së, e kritikuan zgjedhjen e Kazakistanit si drejtuese të OSBE-së, duke thënë se ky vend ka deficite në fushën e demokracisë dhe të drejtave të njeriut. Prioritetet e drejtimit të tij Kazakistani do t'i sqarojë më hollësisht më 14 janar.  (Në foto, pjesëmarrësit e Takimit të 17-të Ministror të OSBE-së, që u mbajt më 1 dhjetor 2009, në Athinë)  

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›