E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ahmadinexhad uron Papën për Vitin e Ri

Presidenti i republikës myslymane iraniane, Mahmud Ahmadinexhad u ka dërguar mesazh urimi për Vitin e Ri Papa Benediktit XVI dhe të gjithë lidervë të vendeve perëndimore.
"Ju uroj shëndet dhe sukses. Lumturi e prosperitet për të gjithë të krishterët dhe për të gjithë besimtarët monoteistë", shkruhej ndër të tjera në urimin e presidentit Ahmadinexhad.
Më tej lideri "i hekurt", i Teheranit ka vlerësuar rolin e besimit dhe të fesë në rritjen e zhvillimit dhe të mirëqënies së njerëzimit dhe se largimi prej Zotit është shkak për krizat morale, politike gjithashtu edhe ekonomike.
"Largimi nga feja është shkaku i gjithë kaosit moral, social e politik, ashtu sikurse edhe kriza ekonomike që ka përfshirë mbarë globin", ka shkruajtur Ahmadinexhad në letrën e tij drejtuar Papës dhe liderve të tjerë të vendeve të krishtera.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›