Protesta kundër embargos së Izraelit ndaj Gazës
Qindra palestinezë dhe izraelitë marshuan ditën e shtunë përmes qytetit të Tel Avivit duke denuar rrethimin e Rripit të Gazës nga ana e Izeraelit.
Protestuesit marshuan nëpër qytet, duke mbajtur parulla në hebraisht, arabisht dhe anglisht duke denoncuar rrethimin e Gazës, ku morën pjesë edhe arabo-izraelitë të cilët ishin anëtarë të parlamentit izraelit.
Gjithashtu të shtunën, në qytetin Nablus të Bregut Perëndimor, dhjetëra njerëz me slogane në duar u panë me qirinj në dorë duke përkujtuar njëvjetorin e ofensivës mbi Gazan. Izraelitët thanë se kishin ndaluar furnizimin me materiale të Gazës për shkak se këto mund të përdoren nga Hamasi dhe grupe të tjera të armatosura për shkatërrimin e shtetit hebre.
Gaza është duke përdorur qindra tunele për të në kufirin me Egjiptin për të përfituar mallra, ushqime, veshmbathje dhe kompjutera në mënyrë kontrabandë që shërbejnë për organizatën islamike të Hamasit.
Egjipti po përpiqet shumë që të frenojë kontrabandën përmes tuneleve në kufirin e saj me Hamasin. Masa që Egjipti do të ndërmarrë së fundmi është ndërtimi i një barriere hekuri nëntokësore.