Danimarkë, policia inspekton në shtëpinë e Westergard
Policia daneze kontrolloi shtëpinë e somalezit që po përballet me dy akuza për vrasje në tentativë të një karikaturisti danez i cili ka indinjuar shumë muslimanë me pikturiën e tij të Profetit Muhamed.
28-vjeçari i dyshuar u qëllua nga policia ndërsa po përpiqej të hynte në shtëpinë e Kurt Westergaard, i cili i shpëtoi sulmit duke u mbyllur në një dhomë të sigurt në shtëpinë e tij në Arhus ku më pas njoftoi policinë.
Policia tha se i dyshuari u mbante një sëpatë dhe një thikë. Westergaard zemëroi shumë myslimanë me veprën e tij që përshkruante dhe publikonte profetin themelues të islamit, ku për myslymanët pamja e Muhamedit është e ndaluar nga ligji islamik.
I dyshuari u kurua në spital për dëmtimet e pësuara në gju dhe në dorë, jashtë rrezikut për jetën. Ai më vonë u transportua nga një ambulancë për tu paraqitur në gjykatë për aktin e mbetur në tentativë.
Kreu i shërmbimit të inteligjencës në Danimarkë Jakob Scharf, tha se somalezi do të akuzohet për tentativë vrasjeje në përpjekjen për të vrarë Westergaard dhe një oficer policie. Në shtëpi me Westergaard kishte qënë edhe mbesa e tij pesë-vjeçare, e cila ishte tronditur nga përpjekja e dështuar e vrasjes. Kjo nuk është hera e parë që Westergaard është objekt i një komploti për tu vrarë. Në vitin 2008, policia daneze arrestoi dy persona tunizianë, të dyshuar për planifikimin e vrasjes së Westergaard.