E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kazaku i droges, hetojne Krimet e Renda

Prokuroria e Krimeve te Renda ka nisur dje hetimet ne lidhje me trafikun dhe linjen e droges per 47-vjecarin nga Kazakistani, i cili u kap me sasine prej 12,7 kg lende narkotike ne piken kufitare te Kakavijes. Burime nga Prokuroria e Krimeve te Renda bene te ditur se Aleksandro Zeitinidhis, banues ne Athine, dyshohet se e transportonte drogen nga Shqiperia per ne Greqi e me pas shitej sipas tregut te krijuar. Nga ana tjeter burimet kane bere te ditur se kane nisur hetimet ne verifikimin e personave te tjere te implikuar ne kete trafik lendesh narkotike. I dyshuari 47-vjecar pritet qe t'i caktohet masa e sigurise gjate dites se sotme nga Gjykata e Krimeve te Renda. Aleksandro Zeitinidhis u vu ne pranga kater dite me pare, teksa me veturen e tij tentonte te kalonte kufirin me sasine e droges heroine dhe hashash.

Diten e djeshme, Prokuroria e Krimeve te Renda ka marre te gjitha aktet ne ngarkim te tij, ku edhe ka nisur verifikimet ne lidhje me veprimtarine kriminale. Sipas burimeve po punohet ne zbardhjen e plote te linjes se trafikut te lendeve narkotike nga Shqiperia per ne Greqi, pasi dyshohet se ka persona te tjere te implikuar ne kete rrjet nderkombetar. Sot ne Gjykaten e Krimeve te Renda pritet te caktohet masa e sigurise ne ngarkim te 47- vjecarit per vepren penale te "trafikut nderkombetar te narkotikeve", per te cilen rrezikon deri ne 15 vite burgim. Organi i prokurorise do te paraqise edhe disa nga provat qe rendojne mbi Zeitinidhis, si dhe do t'u kerkoje gjykates lenien e tij ne "arrest me burg".

Aleksandro Zeitinidhis u vu ne pranga tri dite me pare ne piken kufitare te Kakavijes teksa ishte duke udhetuar nga Tirana me makinen e tij tip "Toyota" per ne shtetin grek. Zeitinidhis iu gjet sasia prej 6,4 kg heroine dhe 6,3 kg marijuane, e cila dyshohet se do te trafikohej per ne Greqi. Perpara oficereve te policise, 47-vjecari ka pretenduar se kishte ardhur ne kryeqytet para disa ditesh per te takuar nje te njohuren e tij. Madje, gjate marrjes se tij ne pyetje, i dyshuari ka mohuar qe kishte qene pronari i droges, duke sqaruar se nuk ka pasur dijeni qe ne makinen e tij ishte vendosur nje sasi lende narkotike.

R.Caushaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›