QSUT, pacientet perseri me batanije nga shtepia
Mungesa e sherbimit, pikerisht ajo e nderrimit te shtresave, i ka detyruar pacientet qe te "ngarkohen" perseri me batanije dhe pizhame nga shtepia. Kjo per vete faktin se materialet e hotelerise nuk u nderrohen pacienteve per dite me radhe. Duke qene se jane nen injeksione te ndryshme, por edhe ne ambiente spitali, pacientet kane kerkuar qe te njoftohen nese keto shtresa do te jene per aq dite sa do te qendrojne ne spital, apo nderrohen per nje periudhe kohe. "Kam 8 dite e shtruar ne spital, por problemi eshte se sot do te bej eko dhe nuk mund te shkoj te mjeku me keto rroba. Nuk e di nese do te japin te tjera apo te kerkoj", ka pohuar Aferdita Hoxha, paciente ne spitalin e semundjeve te brendshme.
Sherbimi
Privatizimi i hotelerise i ka permiresuar kushtet, dhe pacienteve ne diten e shtrimit nuk duhet te marrin shtresa e mbulesa. Por shume prej tyre, duke mos ditur kete lloj ndryshimi, perseri kane preferuar te mbajne batanijet dhe carcafet qe kane sjelle nga shtepia. E ndersa kane perdorur edhe ato nje pale nderresa vetjake si dhe ato te spitalit tashme nuk dine si te veprojne, te porosisin te afermit e tyre apo te presin perseri nga pavijoni. "Rrobat qe na kane sjelle tani jane shume te pastra dhe te reja, por problemi mbetet se vetem keto kemi marre. Askush nuk na ka informuar nese do te kemi nderresa te tjera, apo te njoftojme familjaret te na sjellin", pohon pacientja nga Vlora. Sipas saj, shtresat qe i jane ofruar nga spitali kane qene batanije, carcafe, jastek, pizhame dhe shapka.
Privatizimi
Firma, e cila ka fituar tenderin per privatizimin e hotelerise se QSUT-se, nje jave me pare ka filluar edhe shperndarjen e shtresave, te cilat do te jene falas per pacientet e QSUT-se. Deri tani ka perfunduar pajisja e shtreterve me materialet e reja te spitali i semundjeve te brendshme, spitali francez, psikiatria, kirurgjia e pergjithshme. Nderkohe po vazhdon shperndarja te pavijoni i djegie-plastikes si dhe spitalet e Infektivit dhe Onkologjiku. Nderkohe edhe lavanteria e spitalit, pas privatizimit te saj siguron nje pastrim dhe higjiene maksimale per dezinfektimin e materialeve te shtratit per pacientet. Deri me tani ne spitalin me te madh ne vendin tone eshte bere e mundur privatizimi i kuzhines, hotelerise si dhe lavanterise.