E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata i thote "po" Nikolin Jakes

Redinalda Caushaj

Gjykata e Tiranes pranon gjykimin e shkurtuar per shtate te pandehurit e akuzuar per korrupsion pasiv dhe shperdorim detyre, midis tyre dhe ish-zevendesministri i Transporteve, Nikolin Jaka. Togat e zeza, te kryesuara nga gjyqtari Martin Deda, kane vendosur dje te pranojne kerkesat e bera nga te pandehurit ne lidhje me gjykimin e tyre te shkurtuar dhe denimin ne fazen qe jane paraqitur aktet nga ana e Prokurorise se Tiranes. Seanca e djeshme gjyqesore, e zhvilluar ne ngarkim te grupit te te ndaluarve gjate operacionit "Me duar te pastra" per tenderet e rrugeve eshte shtyre per pergatitjen e konkluzioneve perfundimtare nga ana e prokurorise. Jaka rrezikon denimin nga 6 muaj deri ne 4 vite burg, pervec gjobes dhe seancen tjeter pritet te jepet pretenca e prokurorise.

Shtate te pandehurit perfitojne nje te treten e uljes se denimit te tyre, pas pranimit te gjykimit te shkurtuar nga ana e gjykates. Togat e zeza i kane dhene te drejten prokurorit te ceshtjes, Ardian Braho, te lexoje edhe kerkesen e tij per gjykim, si dhe te paraqiste provat qe disponon per te provuar fajesine e te pandehurve. Gjate leximit te kerkeses per gjykim, prokurori Braho beri te ditur se shtate te pandehurit, midis tyre edhe ish- zevendesministri i Transporteve, Nikolin Jaka, rane ne pranga me 7 shtator te vitit te kaluar, ne saje te operacionit te koduar "Duart e pastra". Se bashku me Jaken, ne pranga u vune Ilirjan Berzani, drejtor i Drejtorise se Rrugeve, Bashkim Kamberi, shefi i Sektorit Juridik dhe Prokurimeve, Arjan Sheti, drejtor Juridik ne Drejtorine e Rrugeve, Xhevahir Mucogllava, drejtor i Programimit dhe Koordinimit dhe kryetar i Komisionit te Vleresimit te Ofertave, cilet u akuzuan fillimisht per "korrupsion pasiv i personave qe ushtrojne funksione publike" dhe "shperdorim detyre".

Nderkohe qe, gjate operacionit u ndaluan edhe biznesmenet Skender Bokciu, ortak i shoqerise "Arifaj" dhe Isuf Ukperaj, ortak i shoqerise "Vllazeria", per akuzen e "korrupsionit aktiv". Prokuroria ne seancen e meparshme kerkoi edhe ndryshimin e akuzes per ish-zevendesministrin Jaka. Keshtu, nga akuza e korrupsion, Jaka akuzohet vetem per vepren penale te "ushtrimit te ndikimit te paligjshem ndaj personave qe ushtrojne funksione publike". Shtate te pandehurit akuzohen per abuzime ne 15 tendere, midis tyre edhe ajo e supervizonit te rruges Durres-Kukes, Has - Qafe-Prush etj. Vlera e tendereve te zhvilluar shkon ne 417 milione euro, ndersa dyshimet per perfitim jane 10 per qind per cdo tender. Ne seancen e radhes, prokurori i ceshtjes do t'i kerkoje gjykates edhe vitet e denimit per shtate te pandehurit e kesaj ceshtjeje.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›