Kazim Kazim në Galatasaray

Nga Express më 05 janar 2011 në ora 18:33
Kazim Richards, i njohur si Kazim Kazim, është futbollist i ri i Galatasarayt. 24-vjeçari e ka shkëputur kontratën më rivalin nga Stambolli, Fenerbahçe, për t’iu bashkuar gjigantit Galatasaray, ku luan edhe kosovari Lorik Cana.
Përfaqësuesi turk ka nënshkruar kontratë për tri vjet e gjysmë me ekipin e Georgge Hagit.
Në pjesën e parë të këtij sezoni, ai ishte huazuar në klubin turk, Toulouse. Më parë, futbollisti me prejardhje angleze ka luajtur edhe në skuadrat britanike, Bury, Brighton & Hove Albion e Sheffield United.