E Diel, 1 Nëntor 2026

Ke dashnore? Rrezikon infarkt në zemër

Zemra nis të të rrahë fort kur je i/e martuar dhe zë një dashnor. Kujdes, se kjo nuk ndodh vetëm nga emocionet e rigjetjes së dashurisë si atëherë kur ishit vajza/djem të rinj, por edhe si një paralajmërim se jeni më të rrezikuar nga goditjet e infarktit.

Një fakt i tillë pohohet nga një studim italian, i botuar në revistën shkencore "Journal of Andrology”, ku në fakt, pohon se ky paralajmërim vlen edhe për meshkujt që zënë dashnore, ndërsa kanë një jetë familjare.

Sipas studiuesve, rreziku me të cilin ata përballen, është shumë i fortë, deri në pikën e rrezikimit të shëndetit.

Konkretisht, tre herë më i lartë se mesatarja. 

Pikërisht kështu. Burri që tradhton gruan apo të dashurën me një grua tjetër shkon drejt një rreziku të sigurt për infarkt në zemër.

Rreziku për këtë burrë është edhe më i lartë kur femra që ai njeh, tradhton dhe ajo partnerin e saj dhe më pas dashurohet me të.

“Stina e verës rrit mundësitë për aventura jashtëmartesore të cilat rrezikojnë të kthehen më pas dhe në marrëdhënie të vërteta”, komenton profesor Mario Maggi, koordinator i studimit dhe drejtor i departamentit të kompleksit të strukturës organizative të Mjekësisë së seksualitetit dhe andrologji në 'Kompania Careggi Spitali Universitar i Firences.

“E megjithatë shumë pak e dinë që kjo mund të jetë e rrezikshme për shëndetin. Kërkimi ynë ka demonstruar se tradhtia është një faktor që riskon zemrën duke shkaktuar problemeve kardivaskolare. Dhe nuk është thjesht tek një flirt por nëse tek kjo tradhti ka ndjenjë të pastër sentimentale, kjo përbën rrezik”, thotë profesori.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›