Muzaka: Skënderbeu më bindi, pse e refuzova Partizanin
Gjergji Muzaka, një ndër lojtarët që erdhi me bujë në Vlorë sezonin e shkuar, tashmë do të jetë pjesë e Skënderbeut, duke u rikthyer tek ekipi prej nga vinte para se të vishte fanellën kuqezi të Flamurtarit. Në një intervistë për “Panorama Sport”, Muzaka konfirmon arritjen e akordit me Skënderbeun, por pranon edhe ofertën nga Partizani duke e vlerësuar këtë klub, por zgjedhja ishte e lidhur me disa arsye të forta. Muzaka thotë se do të mbetet një mik i veçantë për të presidenti i Flamurtarit, Shpëtim Gjika, të cilin nuk e fajëson aspak për këtë ngjarje, përkundrazi e falënderon për atë që dha për Flamurtarin. Në intervistën e dhënë për “Panorama Sport” Muzaka rrëfehet edhe për momentet e veçanta me të mirat dhe të këqijat që ka kaluar në Vlorë, ku qyteti dhe Flamurtari për të do të mbeten të paharrueshëm.
Gjergji, mund t’u quajmë lojtar të Skënderbeut?
Po, është e vërtetë. Jam takuar me presidentin Takaj mbrëmjen e së dielës. Së bashku kemi gjetur gjuhën e përbashkët. Nuk do të mund të luaj në ndeshjen kundër Shakhter Karagandy, por këtë ndeshje do ta shoh si tifoz.
Për çfarë kontrate bëhet fjalë, sa vjeçare?
Në fakt, unë nuk kam firmosur ende, thjesht kemi rënë dakord në parim. Por është çështje e mbyllur.
Te Partizani prisnin rikthimin tuaj…
Po, kam pasur dhe i falënderoj drejtuesit e këtij klubi, por unë zgjodha Skënderbeun. Përse? Ishin shumë arsye për këtë zgjedhje, megjithëse edhe për Partizanin kam simpati, pasi është ekipi im i parë. Zgjodha Skënderbeun, sepse ishte skuadra e parë që më hapi dyert, por edhe për shumë lidhje të forta të tjera që kanë të bëjnë me miqtë që kam në Korçë dhe te kjo skuadër. E zgjodha gjithashtu edhe për objektivat madhorë që ka ky ekip dhe që pretendon të fitojë tituj dhe trofe.
Si e vlerësoni situatën më të fundit te Flamurtari?
Ishte një fatkeqësi që rrodhën ngjarjet ashtu. Nuk kishte asnjë faj. Të gjithë, si ne lojtarët ashtu edhe drejtuesit e klubit, do të dëshironim të vazhdonim bashkë bashkëpunimin me mirëkuptim siç bëmë deri në momentin e fundit, por nuk deshi fati. Unë them se asnjë këtu nuk ka faj, e përsëris, as presidenti Gjika. Nëse ka fajtorë, Gjika është i fundit dhe as që bëhet fjalë që ai të ketë faj, përkundrazi, ai e ka mbështetur shumë ekipin dhe me këmbëngulje gjithmonë kërkonte titullin kampion. Nuk kishte mundësi financiare, ndaj ndodhi kjo situatë. Janë gjëra madhore ato, që nuk na takon ne t’i komentojmë, por me bindje them se drejtuesit nuk kanë faj, kështu rrodhën ngjarjet.
Jeni shprehur se presidentin Gjika e keni mik, i keni këto konsiderata edhe pas kësaj ngjarjeje?
E thashë edhe më lart. Erdhëm deri këtu jo për faj të Gjikës. Madje, Gjika është shumë i mërzitur nga kjo situatë, ndërsa gjithmonë e ka pasur dëshirën e mirë që ekipin ta kishte sa më lart jo vetëm nga ana sportive. Shpëtim Gjikën e kam dhe do të vazhdoj ta kem mik.
Cili ka qenë momenti më i bukur dhe më i vështiri për ju te Flamurtari?
I bukuri, periudha që qëndrova në Vlorë. Krijova shoqëri të reja, bëra shumë miq këtu, u ambientova me të gjithë, me skuadrën, me shokët, me lojën, me qytetin. Moment më i vështirë për mua ishte ndarja. Nuk kishte gjë më të hidhur se ky moment.
Ju jeni futbollist profesionist, si e shikoni Flamurtarit tani, të krijuar nga lojtarë të rinj?
Së pari, unë u bëj thirrje tifozëve të qëndrojnë pranë skuadrës në Vlorë, ta mbështesin atë në këtë moment të vështirë. Flamurtari ka elementë të rinj që janë shumë cilësorë, që mund të bëjnë gjëra më të mëdha, por për këtë duhet mbështetje. Unë jam stërvitur me këtë grup lojtarësh, ata janë shumë premtues dhe mund të bëjnë gjëra të mira.
A e mendoni ndonjëherë rikthimin te Flamurtari?
Është herët të flasim për rikthime, nuk ka kuptim për momentin, pasi unë sapo ika nga ky ekip. Nuk diskutohet, lashë shumë miq të mirë aty.
Do të keni nostalgji për Vlorën?
Po, sigurisht. Në Vlorë lashë shumë miq të mirë dhe aty kam kaluar shumë momente të bukura e të paharrueshme.
Pritet të marrë 80 milionë lekë
Gjergji Muzaka pritet të jetë një ndër lojtarët më të paguar të kampionatit shqiptar, ndonëse nuk do të marrë më sa te Flamurtari, ku për një sezon kishte një pagë prej 105 milionë lekësh. Burime pranë klubit bëjnë më dije se Muzaka do të përfitojë afro 80 milionë lekë të vjetër, por ndërkohë marrëveshja pritet të ketë edhe klauzola që kanë të bëjnë me shpërblimet apo penalizimet në rast suksesesh ose jo të skuadrës.
Kapiteni Shkëmbi: Erdhi vëllai im!
Bledi Shkëmbi ka qenë i pari që i ka uruar mirëseardhjen Gjergj Muzakës. Kapiteni i Skënderbeut ka shpërndarë disa foto të Muzakës me të cilin ka dalë vite më parë kur luanin për Skënderbeun dhe i ka etiketuar këto foto me mbishkrimin “Erdhi Vëllai”. Dihej që këta dy futbollistë kanë marrëdhënie tepër speciale me njëri-tjetrin dhe këtë Shkëmbi nuk e ka fshehur asnjëherë, ashtu siç nuk ka fshehur dëshirën që kishte për rikthimin e Muzakës te Skënderbeu. Gjatë një interviste disa javë më parë për “Panorama Sport”, ku është folur për një rikthim të Muzakës te bardhekuqtë, Shkëmbi ka theksuar se “do ta prisja krahëhapur” mesfushorin tiranas.
Mesfushori përçan tifozët
Një pjesë e mirë e fansave të Skënderbeut e kanë pritur me gëzim rikthimin e Muzakës në Korçë. Megjithatë, ka pasur edhe nga ata që e kanë konsideruar si një investim të kotë afrimin e mesfushorit. Ata kanë kërkuar që t’i jepet besim i plotë Tomiçit, i cili ka treguar se është përshtatur mirë me skuadrën dhe është shumë i fortë fizikisht. Muzaka dy vite më parë arriti t’i bënte për vete tifozët korçarë, por kalimi te Flamurtari ngjalli pakënaqësi.
Largohet Tomiç, në dyshim edhe Pejiçi
Mbërritja e Muzakës në Korçë pritet të sjellë skenarë të rinj në merkaton e kampionëve. Kjo, pasi klubi mund të largojë Tomiçin që luan në një pozicion me tiranasin, por ndërkohë lehtësohet edhe nga një barrë financiare e konsiderueshme. Sakaq, korçarët po shqyrtojnë mundësitë për afrimin e Memellit, çka do të sillte më pas largimin e Pejiçit. Ky i fundit zhvilloi një fazë të dytë zhgënjyese me kampionët dhe në ndeshjet e Kupave të Europës nuk ka dhënë atë që pritet. Në mungesë të Plakut, duket që po has vështirësi të mëdha dhe klubi mund t’i bëjë ndonjë “surprizë” të hidhur, sikundër u bëri kroati kur vendosi të largohej drejt Kinës disa javë më parë.
(d.b.PanoramaSport/BalkanWeb)