E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ke$ha bën këngë për ish të dashurit

Këngëtarja e këngës “Tik Tok” - emri i vërtet i së cilës është Kesha Sebert por me pseudonim Ke$ha - ka treguar sekretin e këngëve të saj, ku ka thënë se ato i krijon nga përvojat e saja me ish të dashurit.

“Unë thjesht shkruaj tekste për ta. Hakmarrja më e mirë është kur unë bëj këngë për ta”, tha Ke$ha.

“Unë e di që ata më dëgjojnë mua dhe nuk mund të bëjnë asgjë në lidhje me këtë fakt. Vërtet më duket hakmarrje e ëmbël”, thotë ajo.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›