Cana do trajner shqiptar: Hasi ishte njeriu i duhur
TIRANE- Lorik Cana ka pranuar dje se ishte shumë entuziast për drejtimin e kombëtares shqiptare nga Besnik Hasi, ashtu si edhe gjithë ekipi. Duke folur para ndeshjes së sotme me Azerbajxhanin, mesfushori i përfaqësueses kuqezi ka dhënë mendimin e tij në lidhje me trajnerin e ardhshëm, duke u shprehur se nuk është aspak kundër që ai të jetë shqiptar.
Lorik, sa i shërbejnë kombëtares këto dy ndeshje, duke qenë se nuk është zgjedhur ende trajneri i ri?
Në programin tonë këto ndeshje duhet t'i shërbenin përgatitjes për të për të ardhmen, por sa herë që bëhen plane, ato nuk dalin siç i pret. Kjo nuk është hera e parë që ndodh, madje nuk ndodh vetëm në Shqipëri, por edhe në vende të tjera. Gjithsesi, ne jemi këtu për të përgatitur këtë ndeshje sa më mirë, bashkë me Mustedanagiç, që e njeh mjaft mirë ekipin. Është hera e parë që luajmë pa lojtarë si Lala, Skela e Duro.. Ata janë futbollistë të një niveli të lartë dhe që kanë luajtur në kampionate shumë të forta, kështu që s'është e lehtë për një vend si Shqipëria t'i zëvendësojë. Por, kemi disa të rinj që po fitojnë eksperiencë dhe shpresojmë, shpresojmë shumë që të na vijnë edhe lojtarë të tjerë, sidomos nga Shpresat.
A janë të motivuar futbollistët për këto ndeshje?
Kjo fjalë them se nuk ka sens, sepse sa herë luan për ekipin kombëtar, motivimi ekziston gjithmonë. Mund të ketë sens të pyesësh për mënyrën e përgatitjes, përqendrimin e këto gjëra, por jo për motivim. Ne vijmë këtu jo për të përfaqësuar veten, trajnerin apo skuadrat ku luajmë, por për të përfaqësuar vendin. Kemi disa mungesa nga lojtarët që janë larguar dhe të tjerë si Bulku apo Curri. Për këtë arsye, unë në këtë ndeshje ka shumë mundësi të luaj në mesfushë, sepse aty kemi probleme.
Në këto dy takime duhet të aktivizohen të rinjtë apo...?
Kjo është pyetje pak delikate, sepse nëse do të ishte trajneri i ri, do të kishte nevojë t'i shihte të gjithë.
Pavarësisht se nuk është, ne do mundohemi t'i aktivizojmë të gjithë futbollistët. Si e komentoni vendimin e tifozëve Kuq e Zi për të bojkotuar ndeshjet e kombëtares?
Shikoni, nga kombëtarja të gjithë presin shumë, por ne ajo që na intereson janë njerëzit, tifozët. Ne luajmë për ta dhe duam t'i kënaqim. Nga ekipi kombëtar ka patur një pritshmëri të lartë, ndoshta më të lartë sesa ishte potenciali i skuadrës. Për mendimin tim ne mund të kishim marrë 3-4 pikë më shumë, por gjithsesi, ekipi në asnjë mënyrë nuk ka dështuar, nga mënyra si ka luajtur apo si është përkushtuar. Tifozët kanë qenë gjithnjë prezent, brenda dhe jashtë Shqipërisë, ajo që mund të them unë, është se ne luajmë me gjithë zemër.
Si e patë kandidaturën e Besnik Hasit për ekipin kombëtar?
Për Hasin mund të them se pritshmëria ishte e madhe, si nga unë, ashtu edhe nga lojtarët. Unë kam komunikuar me të para tre javësh dhe ai shprehu një dëshirë të madhe për të marrë kombëtaren dhe të gjithë çunat e shihnin si gjë pozitive. Më pas, ka gjëra që nuk na takojnë ne, por me çfarë di FSHF dhe vetë Besniku kanë bërë maksimumin që të arrinin një akord. Kishte dhe gjëra që nuk vareshin nga dy palët, pasi në mes ishte dhe klubi i tij.
Do të preferonit një trajner shqiptar apo të huaj?
Nuk di çfarë të them, unë nuk kam qenë ndonjëherë kundër një trajneri shqiptar.
(GSH/BalkanWeb)