E Shtunë, 31 Tetor 2026

Keira Knightly martohet këtë fundjavë

LONDER-Aktorja angleze Keira Knightly dhe i fejuari i saj rokeri James Right pritet të martohen këtë fundjavë, një lajm ky i bërë i ditur nga gazeta “The Sun”.

Ata kanë menduar të kurorëzohen në Nice të Francës dhe të gjithë miqte e tyre kudo që ndodhen do të udhëtojnë në Francë për të qenë të pranishën në dasmë.

Sipas fjalëve që qarkullojë rreth tyre, thuhet se dasma do të jetë e vogël dhe të ftuar do të jenë miqtë dhe familjarët e tyre më të ngushtë. Madje është bërë e ditur se nuk do të lejohen paparacët, pasi Keira dhe James duan të jenë sa më të qetë gjatë një momenti kaq të rëndësishëm për jetën e tyre.

(d.b/J.Knezi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›