1 Maji, KSSH proteston: Punëtorët jo vetëm shifra për fushata elektorale
TIRANË-Në sheshin qëndror të Çikagos, 127 vite më parë ndodhi përballja historike që do të shënohet si simbol i përballjes së fuqisë punëtore me pushtetin dhe që do të trashëgohej edhe sot dhe në të ardhmen.
Edhe në Shqipëri, që nga viti 1905 e deri më sot, 1 Maji është përkujtuar në forma të ndryshme, në përshtatje të regjimeve dhe qeverive që ka kaluar vendi ynë. Gjithmonë është përkujtuar në forma proteste apo feste.
Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë, e ka bërë traditë që më 1 Maj të bëjë protestë, me qëllim paraqitjen e bilancit të kërkesave dhe ankesave si dhe te lirive e të drejtave të munguara e cunguara gjatë gjithë vitit.
Sipas presidentit të KSSH,Kole Nikollaj, punëtoria shqiptare ka një përpjekje për të maskuar shifrat zyrtare të papunësisë.
“Punëtorëve shqiptarë u mungon ideali, ideali i një jetë më të mirë, ideali i shpresës për të ardhmen e fwmijëve, u mungon ideali i vullnetit për të mos qenë numra të një fushate elektorale, por forcë dhe faktor për të vendosur fatet e tyre dhe të kombit”.
KSSH gjykon se punëtoria shqiptare është e marxhinalizuar dhe jo e mirë organizuar në struktura sindikaliste, punëtorit i njihen të drejtat ligjërisht, por shumë pak gëzon ai nga këto.
Konfederata jep një mesazh dhe për klasën politike duke i bërë thirrje asaj se: “Shoqëria shqiptare sot, më shumë se kurrë, ka nevojë ta kthejë vëmendjen kundrejt lëvizjes sindikaliste. Sindikatat dhe jo partitë politike janë grupimet e vërteta që mund të prodhojnë një shoqëri të ekuilibruar, mund të garantojnë një barazi sociale dhe një mirëqënie ekonomike”.
(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera 1 Maji, dita ndërkombëtare e Punëtorëve VIDEO: 1 Maj, Bangladesh, zemërimi i punëtorëve FOTO: Një Maji nëpër Botë FOTO: Dita e punëtorëve, edhe Google i nderon me një doodle