1 Maji, Papa Françesku bën thirrje kundër papunësisë
VATIKAN- Papa Françesku I i bëri thirrje sot politikanëve, me rastin e Festës së Punëtorëve, që të bënin të pamundurën për të krijuar vende të reja pune.
"U bëj thirrje politikanëve që të bëjnë të pamundurën për të nxitur tregun e punës", deklaroi Papa Françesku I para besimtarëve në Sheshin "Shën Pjetri".
"Puna është e domosdoshme", theksoi ai.
"Mendoj për vështirësitë e tregut të punës në vende të ndryshme. Mendoj për njerëzit, jo vetëm për të rinjtë, të cilët janë të papunë", shtoi Papa Françesku I.
Ndërkohë parada dhe manifestime kundër papunësisë janë planifikuar në shumë vende me rastin e Festës së Punëtorëve.
(d.b/BalkanWeb)