Keira jeton në anije bashkë me të dashurin

Keira Knightley ia ka dhuruar vetes një shtëpi të cilën ajo gjithmonë e ka dëshiruar. Dhurata është një anije e thjesht në të cilën edhe mund të flini.
Ndoshta, të gjitha ato aventura nëpër deti gjatë skenave të filmit “Pirates Of The Caribbean: The Curse Of The Black Pearl”, kanë bërë që aktorja e Hollywood-it ta merr me qira një anije të këtillë.
Keira dhe i dashuri i saj Rupert Friend kanë marrë me qira një anije lundruese dhe janë duke qëndruar në lumin “East End” të Londrës që nga fillimi i këtij viti. Mësohet se çifti janë shumë të dhënë pas jetës në ujë.
“Ata kanë marrë me qira një anije deri në verë dhe janë shumë të lumtur. Kalojnë pothuajse çdo vikend në të duke vozitur dhe pirë çaj. Janë një çift shumë i bukur”, ka thënë një banor i East End.
Keira momentalisht është duke luajtur në një komedi në teatrin e Londrës. Komedia quhet “The Misanthrope” dhe në të luan edhe aktori Damian Lewis.